Bota

Shkon në 4 numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA

29 Shkurt 2020, 09:56 Nga DOSJA
Shkon në 4 numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA

SHBA– Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri ditën e djeshme ishin të qetë për sa i përket koronavirusit, ku vazhdimisht presidenti Donald Trump shprehej se qytetarët e tij janë në rrezik, por tashmë në SHBA sipas zyrtarëve vendas janë konfirmuar 4 raste të personave të infektuar me virusin vdekjeprurës kinez.

Lajmi është bërë me dije nga zyrtarët  amerikanë të shëndetit publik, duke deklaruar se tashmë SHBA-së i duhen përpjekje të mëdha për të shmangur dhe mbajtur sa më larg koronavirusin në  vend.

Në njoftimin e bërë nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ditën e djeshme është mësuar se rastet e reja të konfirmuara me virus nga autoritetet e shëndetit publik, janë regjistruar në Kaliforni, në Oregon dhe në Uashington.

Ndërsa rasti i katërt supozohet të jetë në Uashington, por sipas mediave të huaja dyshohet që është një person që ka udhëtuar jashtë SHBA-së dhe ka sjellë virusin në vend.

“Ajo që ne dimë tani është se virusi është këtu, prezent, por nuk e dimë në çfarë shkalle.”- tha Dr. Sara Cody, zyrtare e Shëndetit Publik për qarkun Santa Clara.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

Burimi:  washingtonpost.com  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 4 te infektuar ne shba koronavirusi ne shba 4 te infektuar ne shba koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll

Bota 28 Shkurt 2020, 19:37

Koronavirusi/ Nis dizefektimi i rrugëve në Iran

IRAN- Ditën e sotme, zjarrëfikëset në Iran kanë dizenfektuar të gjitha rrugët e Ahvaz për shkak të përhapjes së sëmundjes së koronavurusit. Siç shihet ed...