Aktualitet

Mbyllen shkollat dhe vende të shenjta si Meka e Medina/ OBSH ngre alarmin për koronavirusin: Situata po përkeqësohet

29 Shkurt 2020, 14:21 Nga DOSJA
Mbyllen shkollat dhe vende të shenjta si Meka e Medina/ OBSH ngre alarmin

TIRANË– Koronavirusi ka prekur mbi 50 vende në mbarë botën jashtë territorit të Kinës, duke shtuar frikën kudo, pasi ky lloj virusi ngjitet nga njeriu në njeri dhe është parë që po merr jetë njerëzish orë pas ore.

Ndërkohë që çdo shtet po merr masa të forta për mbrojtjen e qytetarëve, Organizata Botërore e Shëndetësisë del çdo ditë me deklarata për situatën që është krijuar në mbarë botën.

Por pavarësisht mundimit dhe punës së ekspertëve të mjekëisë për krijimin e vaksinës kundër koronavirusit nuk është arritur ende asgjë, deklarata e fundit e OBSH  ka ngjallur edhe më shumë panik tek qytetarët.

Kjo pasi shumica e vendeve në botë ku mblidhen shuëm njerëz si Meka, Media, shtyrja e ndeshjeve të futbollit dhe mbyllja e shkollave ka bërë që OBSH të deklarojë se të gjithë shtetet në botë,  duhet të bëhen gati për të pritur shpërthim e epidemisë.

“Situata e koronavirusit po përkeqësohet”- deklaroi OBSH,  pas rasteve të reja që po i shtohen listës së vendeve të prekura nga koronavirusi.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne bote kreu i obsh obsh koronavirusi ne bote kreu i obsh obsh

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 09:55

PËRMET– Një ditë pas arresimit, flet për herë të parë botuesi dhe njëkohësisht pronari i Unversitetit Europian të Tiranës, Henri Çili. Çili ë...