Aktualitet

Papa Françesku me koronavirus? Vatikani hedh poshtë spekulimet: Ka një ftohje të lehtë, shtyu disa takime

29 Shkurt 2020, 13:35 Nga DOSJA
Papa Françesku me koronavirus? Vatikani hedh poshtë spekulimet: Ka

VATIKAN– Papa Françesku ditën e djeshme anuloi të gjitha takimet e planifikuara për në Romë, për shkak se kishte pësuar një “sëmundje të lehtë”.  Menjëherë pas këtij lajmi u dyshua se Papa mund të ishte infektuar nga koronavirusi pas takimi të së mërkurës në shesh me qytetarët të cilët nuk hezitoi t’i përqafonte edhe pse ishin me maska në fytyrë.

Por ditën e sotme Drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit ka njoftuar për të bërë të qartë se që nga e enjtja Papa preferon të rrijë në mjediset e Domos Sanctae Marthae, për shkak të një “ftohjeje të lehtë”.

“Sot paradite Ati i Shenjtë, pasi kremtoi Meshën, vijoi, në Shën Martë, takimet e planifikuara, me përjashtim të audiencës me anëtarët e Grupit  Ndërkombëtar të Bioetikës dhe pjesëmarrësit në Kapitullin e Përgjithshëm  të Legjionarëve të Krishtit dhe të Asambleve të Përgjithshme të Rregulltareve dhe Laikëve të Regnum Christi”.- ka thënë  drejtori i Sallës vatikanase të Shtypit, Matteo Bruni.

Kujtojmë që as të enjten e kaluar Papa nuk mori pjesë në Liturgjinë pendestare në  Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran me klerin e dioqezës së Romës.

Ndërkohë në rang global koronavirusi vijon të marrë jetë. Deri më tani janë regjistruar 2920 të vdekur dhe mbi 85 mijë njerëz janë infektuar nga koronavirusi në botë. Në SHBA janë paraqitur edhe 60 rastet e para, ndërsa Italia numëron 21 të vdekur e 46 të rikuperuar nga virusi famëkeq. Shqipëria nuk e ka pasur ende rastin e parë të infektuar, ndërkohë që kontrollet e qytetarëve në pikat kufitare janë shtuar.

Burimi: Reuters 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali papa françesku semuret papa francesku vatikan koronavirusi ne itali papa françesku semuret papa francesku vatikan

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Shkurt 2020, 09:55

PËRMET– Një ditë pas arresimit, flet për herë të parë botuesi dhe njëkohësisht pronari i Unversitetit Europian të Tiranës, Henri Çili. Çili ë...