Aktualitet

S’dalin 2 vite hetime për ‘Volvo 4’/ GJKKO rikthen për shqyrtim dosjen, prokurorët e SPAK s’konkretiz

28 Shkurt 2020, 20:34 Nga DOSJA
S’dalin 2 vite hetime për ‘Volvo 4’/ GJKKO rikthen

TIRANË– Dosja “Volvo 4” është kthyer pwr rishqyrtim në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) nga ana e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO).

Gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka i ka kërkuar prokurorëve të SPAK që brenda dy javësh të sqarojnë akuzat për 25 personat e pandehur për këtë çështje. Sipas gjykatës, prokuroria nuk ka individualizuar akuzat për të pandehurit, referuar episodeve kriminale.

Për këtë arsye, gjyqtarja Gjoka ka kërkuar nga hetuesit e SPAK që të shpjegojë  se cilat vepra penale kanë kryer vëllezërit Astrit e Altin Avdylaj dhe Hekuran Hoxha, i cili është i njohur me nofkën “Roni i Shijakut”. 

Prokurorët, gjatë seancës në gjyq, kanë lexuar të njëjtat akuza për të gjithë duke mos e specifikuar veprimtarinë e secilit edhe pse prej 2 vitesh kanw hetuar gjithw çwshtjes.

Më 21 tetor 2018, Policia zhvilloi një operacion të koduar si “Volvo 4”, ku u arrestuan edhe dy ish-deputetët Arben Cuko dhe Ndoka.  Gjithçka u zbulua nga hetimet e prokurorisë për vëllain e Arben Ndokës, Gjevi Ndoka, si i lidhur me Avdylajt e Shijakut, të cilët akuzohen për trafik droge dhe porositës të heroinës së laboratorit të Hasit.

Ndërsa Arben Çuko u vendos në pranga krejt rastësisht, teksa në hetim dhe përgjim ishin pjesëtarët e një grupit të Shijakut. Në këto përgjime u ndanë dhe u krijua një tjetër dosje, në të cilën vëllezërit Avdylaj komunikonin me kryetarin e bashkisë Durrës, Vangjush Dako, dhe të tjerë zyrtarë të PS, ku diskutohej për rezultatin e PS në Durrës përgjatë vitit 2017. Përgjimet u botuan pranverën e këtij viti nga gazeta gjermane BILD.

Ato shkaktuan një “tërmet” politik në Shqipëri që solli ‘djegien’ e Vangjush Dakos nga SHBA. Kryeministri Edi Rama, i ka quajtur këto përgjime si shkëputje nga konteksti, duke arsyetuar se akuzat e PD bazohen vetëm tek një “Alo Niçe”, alibi kjo që u përdor edhe sot nga Astrit Avdylaj në gjykatë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjkko irena gjoka spak volvo 4 volvo 4 ne spak gjkko irena gjoka spak volvo 4 volvo 4 ne spak

Sondazh

Poll