Aktualitet

Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Vito, e veja e Hysni Kapos

29 Shkurt 2020, 06:32 Nga DOSJA
Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Vito, e veja e

TIRANË– Vdes Vito Kapo. Kur kanë kaluar vetëm tre ditë nga vdekja e të vesë së ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmijes, edhe bashkëshortja e Hysni Kapos ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. 

Ajo lind në Nivan të Gjirokastrës më 9 nëntor të vitit 1922, në familjen e Stathi e Krisanthi Kondit. Ajo ka qënë fëmija e katërt në familje, pasi ajo ishte motra e Pirros, Alqiut dhe Tanës.

Vito u largua e re nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, ku njësoj si Nexhimja ndoqi studimet studimet në Institutin Femnor “Nana Mbretneshë” të Tiranës.

Në vitin 1941, Vito përfundoi studimet dhe vetëm një vit më vonë ra në kontakt me grupet komuniste duke u bërë pjesë e atij të Shkodrës. Në shkurt-maj 1942 shërbeu si mësuese në fshatin e lindjes dhe gjatë luftës u ndodh në Nivan, Konispol e Përmet.

Megjithatë kjo nuk e pengoi që të vazhdonte të impenjohej për luftën. Më 1943-44 ajo ishte anëtare e sekretare organizative e Komitetit Rajonal të Partisë Komuniste për Gjirokastrën. Madje për një periudhë nga korriku deri në nëntor të vitit 1944, Kapo punoi si sekretare e Enver Hoxhës pranë shtabit të përgjithshëm në Helmës dhe Odriçan. Në nëntor 1944 gjer në maj të 1945 qe në Komitetin Qendror të PK-së dhe e ngarkuar me Bashkimin e Grave Antifashiste Shqiptare

Pas marrjes së fuqi të komunistëve, në korrik 1945 gjer në maj 1946 punoi atashe shtypi në legatën shqiptare në Beograd, ku i shoqi shërbeu si ambasador. Vito ka qënë e martuar me një prej personave më të rëndësishëm të Partisë Komunsite, Hysni Kapos.

Vetë Vito Kapo ka qenë ish-ministre e Industrisë së Lehtë dhe ish-kryetare e Bashkimit të Grave para viteve ‘90. Më vonë u emërua edhe Drejtoreshë e Arsimit të Lartë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vdes vito kapo vito kapo vdes vito kapo vito kapo

Sondazh

Poll