Sport

Pique prezanton trajnerin e skuadrës së tij, mos po e harron Barcelonën?

27 Shkurt 2020, 20:38 Nga DOSJA
Pique prezanton trajnerin e skuadrës së tij, mos po e harron

Mbrojtësi i Barcelona, Gerard Pique, ka nisur të mendojë shpejt për të ardhmen e tij pas futbollit aktiv. Aktualisht ai është president i klubit Andorra. Spanjolli ka bërë një udhëtim të lejuar nga Barcelona për të prezantuar trajnerin e ri Nacho Castro.

Pique mori drejtimin pas krizës së thellë të rezultateve, pasi skuadra ka vetëm 1 fitore në vitin 2020. Andorra ka 7 ndeshje pa fitore, duke marrë 4 humbje dhe 3 barazime dhe ndodhen 8 pikë larg zonës së play-off-it.

Skuadra e tij pretendon që të ngjitet një kategori më lart. Ata kanë një detyrë të vështirë, por Pique shpreson të ndërtojë këtë klub hap pas hapi. Senatori i Barcelonës i është futur biznesit prej vitesh dhe po mundohet të marrë disa klube.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klub pique trajner klub pique trajner

Sondazh

Poll