Sport

Doni përmbysje të çmendur! E gjeni në Kupën e Brazilit

27 Shkurt 2020, 20:33 Nga DOSJA
Doni përmbysje të çmendur! E gjeni në Kupën e

BRAZIL- Në raundin e dytë të Kupës së Brazilit u zhvillua një nga ndeshjet më të çmendura. Një përballje që u zhvillua mes Parana dhe Bahia De Feira që u luajt për thuajse 100 minuta. Në minutën e 59’ Bahia de Feira kalon në avantazh me anë të Leo, teksa vetëm 10 minuta më vonë miqtë dyfishojnë shifrat me anë të Kazumba.

Ndeshja po shkonte drejt përfundimit, teksa miqtë po prisnin vetëm përfundimin për të shpërthyer në festë. Por, këtu ndodhi ajo që mund të quhet si përmbysja e shekullit. Thales në minutën e 92’ shënon për ekipin e Parana, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij për një barazim, të cilin e arrijnë vetëm 1 minutë më vonë pas barazimit, vendasit u hodhën në kërkim të fitores, e cila deri pak minuta më parë mund të quhej si pamundur.

Ishte Breshan që çoi në një festë me të vërtetë të çmendur tifozët në stadium, duke realizuar edhe golin e 3-të për Parana në minutën e 99’, duke bërë që të kalojnë ata në raundin tjetër të Kupës.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport brazil kupa e brazilit parana vs bahia de feira permbysja e shekullit brazil kupa e brazilit parana vs bahia de feira permbysja e shekullit

Sondazh

Poll