Sport

Europa League: Roma dhe Leverkusen kualifikohen, LASK eliminon Ajax-in

27 Shkurt 2020, 20:10 Nga DOSJA
Europa League: Roma dhe Leverkusen kualifikohen, LASK eliminon Ajax-in

Sot nuk pati surpriza në ndeshjet e orës 18:55 të Europa League. Roma rrezikoi një moment pas golit të Gentit, por barazoi ndeshjen me anë të Kluivert dhe kualifikohet në 1/16-at pas barazimit 1-1 në Belgjikë ndaj Gentit.

Edhe Bayer Leverkusen u kualifikua ndaj Portos, duke fituar 3-1. Wolfsburg dhe Basel fituan sërish përballë Malmo dhe APOEL dhe janë dy ekipet e radhës që kualifikohen më tej.

LASK ia doli të eliminonte AZ Alkmaar, skuadër e cila po rivalizon me Ajax-in për titullin kampion në Holandë. Austriakët, të cilët kishin barazuar 1-1 në ndeshjen e parë, shënuan nga një gol për pjesë dhe fituan 2-0.

M.P. / Dosja.al

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport europa league leverkusen roma europa league leverkusen roma

Sondazh

Poll