Bota

Vriten 33 ushtarë turq në Siri, NATO mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të Turqisë

28 Shkurt 2020, 11:46 Nga DOSJA
Vriten 33 ushtarë turq në Siri, NATO mbledhje të

TURQI– Vrasja e 33 ushtarëve turq në veriperëndim të Sirisë nga një sulm ajror i bërë nga forcat e regjimit të Asadit ka krijuar goxha tensione mes fuqive të mëdha.

Ndërkohë edhe qindra ushtarë të tjerë mbetën të lënduar nga sulmi ajror në provincën Idlib, tha Rahmi Dogan, guvernatori i provincës Hatay të Turqisë.

Për shkak të këtyre vrasjeve masive, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg, me kërkesë të Turqisë, ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet një mbledhje urgjente.

“Sot, Këshillli i NATO mblidhet me kërkesën e Turqisë për t’u konsultuar në bazë të nenit 4 të themelimit të Traktatit të Ushingtonit për situatën në Siri.”-ka shkruar Stoltenberg.

Kujtojmë se mbi 1,7 milion sirianë janë zhvendosur afër kufirit turk si pasojë e sulmeve intensive. Prej kohës së shpërthimit të luftës së përgjakshme civile në Siri në vitin 2011, Turqia ka pranuar rreth 3,7 milionë sirianë që u larguan nga vendi i tyre, duke e kthyer Turqinë në vendin me më shumë refugjatë në gjithë botën.

 

Burimi: wavy

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 33 ushtare te vdekur nato siri turqi 33 ushtare te vdekur nato siri turqi

Sondazh

Poll