Bota

Frika nga Koronavirusi/ Bien ndjeshëm tregjet evropiane dhe ato amerikane

28 Shkurt 2020, 11:08 Nga DOSJA
Frika nga Koronavirusi/ Bien ndjeshëm tregjet evropiane dhe ato amerikane

SHBA– Koronavirusi ka goditur rëndë edhe tregtinë globale. Kjo është dita e katërt që tregjet e aksioneve në rang global kanë shënuar një rënie drastike, si shkak  i rritjes së panikut e frikës  nga përhapja masive e koronavirusit vdekjeprurës.

Sipas mediave të huaja mësohet se rënia e tregjeve europiane eshtë 3 për qind, e nga ana tjetër tregjet kryesore të shkëmbimit në Nju Jork patën një ulje prej 2 për qind gjatë ditës së djeshme. Gjithashtu edhe tregjet aziatike ndjenë një situatë jo shumë të mirë të enjeten.

Ndërkohë SHBA, sikundër Kina dhe një pjesë e madhe e Europës ka deklaruar se rreziku në vend është shumë i ulët, lajm ky i deklaruar edhe nga Presidenti Donald Trump.

Në  lidhje me kontrollin e situatës së Koronavirusit Trump ka vënë si përgjegjës për këtë çështje nënpresidentin Mike Pence.

 

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: TIME

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bien ndjeshëm tregjet evropiane koronavirusi ne europe renia e tregjeve bien ndjeshëm tregjet evropiane koronavirusi ne europe renia e tregjeve

Sondazh

Poll