Bota

Vjosa Osmani: Sot do të diskutojmë me Kurtin rreth vendimit për heqjen e taksës, prioritet mbrojtja e partneritetit me SHBA

28 Shkurt 2020, 10:56 Nga DOSJA
Vjosa Osmani: Sot do të diskutojmë me Kurtin rreth vendimit për

KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka deklaruar sot se partnerët e koalicionit qeverisës, LVV dhe LDK, do të dalin me një qëndrim sa i përket vendimit të mbrëmshëm të kreut të Qeverisë, Albin Kurti, për heqjen e pjesshme të taksës ndaj Serbisë.

Osmani pas takimit me kryetarin e Pejës, Gazmend Muhaxheri, shtoi se partnerët e koalicionit do të marrin vendim të përbashkët për këtë çështje në takimet që do të zhvillojnë gjatë ditës, raporton Ekspress.

Më tej kryetarja e Kuvendit ka shtuar se qëllimi i përbashkët i të dy partive është mbrojtja e partneritetit me SHBA-në dhe BE-në.

“Ne do t’i diskutojmë këto çështje gjatë ditës me kryeministrin, është me rëndësi që partnerët e koalicionit të marrin vendime të përbashkëta dhe do të deklarohemi në momentin që marrim një qëndrim”, deklaroi Vjosa Osmani.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar mbrëmë se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti heq taksen 100% vjosa osmani albin kurti albin kurti heq taksen 100% vjosa osmani

Sondazh

Poll