Bota

Ulen rastet e reja me koronavirus në Kinë, harta e shtrirjes së virusit në 50 vende të botës

28 Shkurt 2020, 09:39 Nga DOSJA
Ulen rastet e reja me koronavirus në Kinë, harta e shtrirjes së

KINË– E gjjithë bota është përfshirë nga koronavirusi vdekjeprurës që deri më sot ka marrë mbi 2814 jetë njerëzish dhe ka prekur mbi 82,777 mijë të tjerë në rang global.

Çdo ditë e më tepër harta e koronavirusit është zgjeruar, ku në Europë tashmë Italia është qendra më e madhe e shpërthimit të tij, ndërsa në Greqi numri i të infektuarve ka shkuar në 4.

Jashtë  Kinës, atje ku koronavirusi shpërtheu dhe bëri kërdinë në njerëz, ka të prekur edhe në Maqedoninë e Veriut, Austrin, Serbi dhe Kroaci ndërsa ditën e djeshme janë konfirmuar rastet e para edhe në Danimarkë, Rumani dhe Norvegji.

Ndërsa brenda territorit të Kinës sipas mediave të huaja rastet e reja të virusit vdekjeprurës kanë nisur të ulen ndjeshëm, krahasuar me javët e para që mori mbi 2 mijë jetë njerëzish.

Afganistan 1 rast

Algjeri 1 rast

Australi 22 raste

Austri 2 raste

Bahrein 33 raste

Belgjikë 1 rast

Brazil 1 rast

Kamboxhia 1 rast

Kanada 13 raste

Kroaci 1 shtëpi

Danimarkë 1 rast

Egjipt 1 rast

Estoni 1 rast

Finlandë 1 rast

Francë  40 raste, 2 vdekje

Gjeorgji 1 rast

Gjermani 23 raste

Greqi 4 raste

Hong Kong 93 raste, 2 vdekje

Indi 3 raste

Iran 245  raste, 26 vdekje

Irak 7 raste

Izrael 3 raste

Itali 650 raste, 17 vdekje

Japoni 202 raste + 705 të lidhura me anije lundrimi; 9 vdekje

Kuvajt 43 raste

Liban 3 rast

Makau 10 raste

Malajzi 22 raste

Nepal 1 shtëpi

Maqedonia Veriore 1 rast

Norvegji 1 rast

Oman 2 raste

Pakistan 2 raste

Filipine 3 raste, 1 vdekje

Rumani 1 rast

Rusi 2 raste

Singapor 96 raste

Zvicër 1 rast

Koreja e Jugut 2,337raste + 1 ushtar amerikan; 13 vdekje

Spanjë 24  raste

Sri Lanka 1 shtëpi

Suedi 1 rast

Tajvan 32 raste, 1 vdekje

Tajlandë  40 raste

Emiratet e Bashkuara Arabe 19 raste

Mbretëria e Bashkuar 16 raste

Shtetet e Bashkuara 60 raste

Vietnam 16 raste

 

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll