Bota

Britania e Madhe mbyll shkollat për dy muaj, shtyhen të gjitha ndeshjet e futbollit

28 Shkurt 2020, 09:22 Nga DOSJA
Britania e Madhe mbyll shkollat për dy muaj, shtyhen të gjitha

BRITANI E MADHE– Qeveria britanike ka marrë vendimin për të mbyllur të gjitha shkollat për shkak të koronavirusit. Sipas mediave të huaja shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën  8 javë, si edhe ndeshjet sportive do të shtyhen për të përmirësuar gjendjen e koronavirusit, pas tre rasteve të reja që u konfirmuan në  Britani.

Planet e urgjencës janë duke u hartuar nga zyrtarët shëndetësorë për të përmirësuar koronavirusin, i cili mund të mbyllë të gjitha shkollat ​​të për të paktën dy muaj.

Ndërsa rastet e virusit vdekjeprurës në Britani kanë shkuar në total 16, duke  krijuar më shumë frikë tek njerëzit, ndërsa  nga autoritetet shtetërore po merren masa të forta.

Por në fakt masa më ekstreme është marrë nga qeveria japoneze që ka marrë vendim për të mbyllur shkollat deri në muajin prill.

Pas tre rasteve të reja të konfirmuara ditën e djeshme, autoritetet kanë mbyllur shkollën fillore Burbage në Buxton.

I prekuri i dytë në Britani, besohet të jetë një burrë nga Surrey, i cili u diagnostikua dje pasi u kthye nga Milano, në alpet italiane. Edhe Irlanda Veriore shënoi rastin e saj të parë mbrëmë, ku bëhej fjalë për një grua që ishte kthyer nga Italia veriore përmes Dublinit.

Kriza ka tronditur tregjet financiare botërore dhe FTSE100 të Londrës, e cila ra menjëherë tre përqind kur u hap dje, pasi kishte humbur 152 miliard paund vlerën e saj këtë javë duke e marrë atë në një nivel të ulët në krizën financiare të vitit 2008. Sot Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney tha që ekonomia tashmë është goditur dhe rritja mund të ulet.

 

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.800 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll