Bota

Paniku i virusit “mbërthen” botën/ I infektuari me koronavirus po jepte intervistë, mjekët e tërheqin me forcë (VD)

28 Shkurt 2020, 10:05 Nga DOSJA
Paniku i virusit “mbërthen” botën/ I infektuari me

GJERORGJI–  Virusi vdekjeprurës kinez është përhapur në mbarë botën, duke prekur dhjetëra qytetarë dhe marrë jetë njerëzish çdo ditë e më tepër.

Së fundmi një i infektuar nga koronavirusi në Gjerogji është përballur me një situatë aspak të këndshme teksa ka qenë duke bërë një prononcim për mediat.

Para tij po jepte një intervistë një mjek, pacienti doli para mjekut dhe nisi të falënderojë popullin gjeorgjian dhe mjekët.

Por këta të fundit e tërheqin befas e me forcë dhe mësohet se ai tashmë është dërguar në zonën e karantinës, për të mos shpërndarë infeksionin tek të tjerët.

 

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.814 të vdekur dhe mbi 82.777 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: Dailymail  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjeorgji koronavirusi ne gjeorgji

Sondazh

Poll