Politike

Banesa njëkatëshe me çati e oborr, prezantohet projekti në 3D si do jenë lagjet e reja: Ndërtimi me materialet ekologjike

28 Shkurt 2020, 11:19 Nga DOSJA
Banesa njëkatëshe me çati e oborr, prezantohet projekti në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot modelet e shtëpive individuale që do ndërtohen në lagjet e reja në kuadër të projektit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Në një deklaratë nga Kryeministria, Rama ka bërë edhe njëherë thirrje për kompanitë që do marrin pjesë në rindërtim, që të kenë rroga të kënaqshme për punëtorët.


Po ashtu sot u publikua dhe një video ku tregoheshin në 3D se si do jenë banesat e reja. Në bazë të videos duket që shtëpitë do të jenë një katëshe me çati dhe me oborr të mjaftushëm. Po ashtu do ketë rrugë të reja, shkolla e shërbime të tjera, pasi banesat do jenë një lagje e re. Po ashtu video tregon se rreth banesave do ketë pemë, parqe e kënde për çllodhje. Më tej bëhet me dije se materialet që do ndërtohen lagjet e reja do jenë të gjitha ekologjike që të mos ketë impakt në mjedis.

Video publikuar gjatë prezantimit të projekteve dhe modeleve të reja që do kenë banesat e qytetarëve, cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrin për Rindërttimin, Arben Ahmetaj thanë se shumë shpejt do të nisin ndërtimet në zonat që janë më të prekura dhe të parët që do strehohen janë familjet me më pak të ardhura.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama projekti i rindertimit rindërtimi i banesave nga tërmeti shtepite e reja edi rama projekti i rindertimit rindërtimi i banesave nga tërmeti shtepite e reja

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2020, 10:48

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot manifestimin e Presidentit Ilir Meta në 2 mars nga prezantimi i projektit të rindërtimit të banesave të reja...