Politike

28 Shkurt 2020, 10:48 Nga DOSJA

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot manifestimin e Presidentit Ilir Meta në 2 mars nga prezantimi i projektit të rindërtimit të banesave të reja që janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Në deklaratën e tij Rama tha se Meta ka më shumë se një banesë dhe shtoi se nuk merrej me të pasi fokusi i tij është tek të pastrehët.

Presidenti ka më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që janë me shtëpi me qera dhe për ata që nuk kanë një shtëpi. Nuk merrem me Presidentin, është një luksi i madh për mua. Ua kam lënë juve të merreni me të, unë këtu jam për të pastrehët”, tha Rama.

Presidenti Ilir Meta prej ditësh ka publikuar datën se kur do mbahet manifestimi kundër asaj që e quan ‘grushti i shtetit’. Meta është shprehur se në 2 mars bashkë me qytetarët do çlirojnë institucionet që sipas tij kanë rënë.

Deklarata është bërë gjatë prezantimit të projekteve dhe modeleve të reja që do kenë banesat e qytetarëve, cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Rama së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrin për Rindërttimin, Arben Ahmetaj thanë se shumë shpejt do të nisin ndërtimet në zonat që janë më të prekura dhe të parët që do strehohen janë familjet me më pak të ardhura.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta thirrja e metës për 2 marsin edi rama ilir meta thirrja e metës për 2 marsin

Sondazh

Poll