Politike

“Do i çjerr maskën fasadës…”/ Rudina Hajdari: Nuk mund të vazhdohet me këtë klasë politike, njerëzit po varfërohe

28 Shkurt 2020, 11:18 Nga DOSJA
“Do i çjerr maskën fasadës…”/ Rudina

Tiranë- Deputetja Rudina Hajdari ka deklaruar në emisionin “Ditari” në A2 se propozimet e Partisë Demokratike në tryezën e Reformës Zgjedhore në disa raste kanë qenë të “ashpra”, por shtoi se “disa prej tyre patjetër që do të implementohen”.

“Të gjitha propozimet duhet të kenë afatgjatësi, që të kemi një qëndrueshmëri në mënyrën se si i bëjmë zgjedhjet në Shqipëri. Unë mirëpres propozimet e të gjitha palëve dhe do të shikojmë më pas vijën e mesme. Tryeza nuk mund të plotësojë kërkesat e vetëm njërës palë. Gjithçka varet nga vullneti politik. Nëse duam Reformë Zgjedhore që mos të pengojë integrimin e vendit, duhet të punojmë fort. Nuk mund të vijmë në tryezë duke menduar se çdo gjë që do të kërkojmë, do të plotësohet. Duhet të mos gjejmë alibi për ta prishur këtë tryezë. Duhet të lëshojmë pak në të mirë të vendit”, u shpreh Hajdari.

Deputetja theksoi më tej se roli i saj në politikën shqiptare është që të çjerrë maskën e fasadës dhe jetës së luksit, në të cilën sipas saj ‘notojnë’ një grup i vogël njerëzish. Ajo theksoi se nuk mund të vazhdohet më me këtë klasë politike.

“E bëj sepse njerëzit duhet të jenë në djeni sot se çfarë ndodh në politikën shqiptare dhe unë e di dhe ndjej që ku takoj njerëz të thjeshtë ata e kuptojnë sesi një grup i vogël njerëzisht notojnë në lukse të ndryshme dhe ata janë pikërisht duke u varfëruar dhe nuk shtyjnë dot muajin. Mua më vjen keq dhe dua ta çjerr këtë maskë të fasadës që ndodh ditë për ditë në qytetin e Tiranës. Roli im në polikën shqiptare është për të treguar të vërtetën dhe për të thënë se ne nuk mund të vazhdojmë kështu me këtë klasë politike. “, është shprhur ajo. “,  u shpreh  deputetja.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike reforma zgjedhore rudina hajdari reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2020, 10:48

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot manifestimin e Presidentit Ilir Meta në 2 mars nga prezantimi i projektit të rindërtimit të banesave të reja...