Politike

Opozita dhe maxhoranca bien dakord në parim për votimin dhe numërimin elektronik. Hajdari propozon lustracion për deputetët

28 Shkurt 2020, 09:51 Nga DOSJA
Opozita dhe maxhoranca bien dakord në parim për votimin dhe

TIRANË- Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku është diskutuar një nga propozimet e PD që kërkon identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik. Partia Demokratike në një dokument të dorëzuar sot kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të ketë identifikim, votim dhe numërim elektronik dhe mësohet se qëllimi i këtyre propozimeve është që të synohet liria, sekreti dhe numërimi korrekt i votës.

Ky propozim duket se është pritur mirë nga maxhoranca, pasi Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Këshillit Politik, tha se në parim ishte dakord. Gjiknuri u shpreh se duhet parë me kujdes sistemi i ri dhe për këtë do konsultohen me ndërkombëtarët dhe ekspertët e Partisë Socialiste. Por për opozitën ky është një propozim i panegociueshëm dhe lehtësisht i zbatueshëm. Dy anëtarët e opozitës në Këshillin Politik, pas mbledhjes thanë se votimi dhe numërimi elektronik do zgjidhë problemin e shit-blerjes së votës dhe justifikon çdo kosto që mund të ketë. 

Nga ana tjetër anëtarja e opozitës parlamentare që është dhe bashkëkryetare e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari u shpreh se sot ka propozuar një projektligj për verifikimin e kandidatëve për deputetë dhe krytetarë të bashkive, nëse kanë apo jo lidhje me Sirgurimin e Shtetit në kohën e diktaturës. Sipas Hajdarit kjo është një masë shumë e rëndësishme dhe është lustracioni i munguar i politikës. 

TRYEZA E ZGJEDHORES

Më 14 janar opozita dhe maxhoranca arritën në një konsensus për Reformën Zgjedhore. Palët kanë rënë dakord që reforma të bëhet me konsensus dhe të ‘nxirret’ nga Kuvendi, për të marrë pjesë dhe opozita jashtëparlamentare. Tryeza e parë e palëve për Reformën Zgjedhore themeloi dhe Këshillin Politik, që përbëhet nga Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili. 4 anëtarët e Këshillit Politik janë mbledhur disa herë, ku kanë miratuar dhe një kalendar për punën e tyre që do zgjasë deri më 15 mars, ditë kur duhet votuar dhe Reforma Zgjedhore. Këshilli Politik, bashkë me ekspertët brenda dhe jashtë partive si dhe me ndihmën e OSBE-ODIHR do të diskutojnë dhe do gjejnë zgjidhje për 13 tema, përfshirë këtu edhe dekriminalizimin dhe burimet e financimit, por dhe sistemin zgjedhor.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike partia demokratike propozimet e pd per zgjedhoren reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore partia demokratike propozimet e pd per zgjedhoren reforma zgjedhore tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll