Politike

Propozimi i PD për votim e numërim elektronik, Gjiknuri: Jemi dakord, do konsultohemi me ndërkombëtarët (VD)

28 Shkurt 2020, 11:12 Nga DOSJA
Propozimi i PD për votim e numërim elektronik, Gjiknuri: Jemi dakord,

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri që është dhe anëtar në Këshillin Politik që po harton Reformën Zgjedhore ka komentuar sot propozimet e Partisë Demokratike për votimin dhe numërimin elektronik. Gjiknuri pas takimit me anëtarët e opozitës është shprehur se do konsultohen dhe me ndërkombëtarët, por në parim tha se ishte dakord.

Ne do konsultohemi dhe me ekspertë de do japim mendimin tonë. Në parim ne jemi dakord, por elektronika kërkon kohë dhe duhet një punë e madhe. Nëse kjo është e realizueshme, në parim jemi dakord. Dhe kërkojmë departizimin e qendrave të votimit”, u shpreh Gjiknuri.

Sot është mbledhur Këshilli Politik, ku është diskutuar kërkesa e Partisë Demokratike, e cila ka depozituar propozime të reja për Reformën Zgjedhore. Sipas dokumentit, PD kërkon që në zgjedhjet e ardhshme të ketë identifikim, votim dhe numërim elektronik. Qëllimi i këtyre propozimeve është që të synohet liria, sekreti dhe numërimi korrekt i votës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri keshilli politik propozimet e pd per zgjedhoren damian gjiknuri keshilli politik propozimet e pd per zgjedhoren

Sondazh

Poll

Politike 28 Shkurt 2020, 10:48

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot manifestimin e Presidentit Ilir Meta në 2 mars nga prezantimi i projektit të rindërtimit të banesave të reja...