“Shmangni incidentet, regjistroni çdo gjë me celular”/ Tedi Blushi: Të hënën do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita
28 Shkurt 2020, 10:08Nga DOSJA
Tiranë- Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka publikuar detaje nga organizimi i manifestimit të 2 marsit. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Blushi thekson se për mbarëvajtjen e manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi. Ai shprehet se ky manifestim nuk do të bëhet për të dhunuar institucionet, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave kushtetuese.
“Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.“, shkruan Blushi.
Reagimi:
Të dashur qytetarë, Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.
Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur. Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.
Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura. Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.
Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni: Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga Numër celulari: +355699848359
Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi Numër celulari: +355696067755
Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani Numër celulari: +355692053488
Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:
Presidenti Ilir Meta prej muajsh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun, Ardian Dvorani dhe maxhorancën, pasi i akuzon se po bëjnë grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita. Pas thirrjes për protestë, Meta ka kallëzuar dhe ministren e Drejtësisë, të cilës i ka kërkuar dhe dorëheqjen. Po ashtu në rrjetën e Metës kanë rënë dhe dy zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Këshilli Politik ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku është diskutuar një nga propozimet e PD që kërkon identifikimin, votimin dhe numërimin ele...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish sot në lidhje me manifestimin e thirrur prej tij në 2 mars. Me anë të një videoje në Facebook, Meta shprehet...
LEZHË– Partia Demokratike Lezhë i ridrejtohet Prokurorisë duke kërkuar “zbardhjen e fakteve manipulative të votimeve më 30 Qershor në Bashkinë Lezhë”...
TIRANË- Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me gjeneralin Tod D. Wolters, Komandant i Komandës Europ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me djegien e mandateve nga opozita një vit më parë. Kreu i shtetit, Meta u shpr...
Gjatë emisionit “Opinion”, Presidenti Meta kritikoi dy herë opozitën duke deklaruar se ajo ka bërë gabim historik për largimin nga institucionet.“Ata kanë bërë ...
TIRANË– Ish-deputetja Grida Duma e njohur edhe për fjalimet që mban në mbrojtje të grave ka treguar rastet që ka hasur gjatë jetës së saj në lidhje me dhun...
I pyetur në lidhje me manifestimin e thirrur më 2 Mars në emisionin Opinion, Presidenti Ilir Meta u shpreh se nëse ka ardhur koha për revolucion edhe ai mund të...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku edhe përmendur emrin e pasardhësit e tij.Teksa replikonte me drejtuesin...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta është ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” ku edhe ka folur lidhur me manifestimin që ai ka thirrur më 2 mars.N...