Politike

Rama prezanton projektin e rindërtimit: Do krijohen lagje të reja, synojmë që brenda vitit të kemi sistemuar familjet më në nevojë (VD)

Në fjalën e tij, Rama ka bërë me dije se shumë shpejt do të nisin ndërtimet në zonat që janë më të prekura dhe të parët që do strehohen janë familjet me më pak të ardhura.
Featured image of article: Rama prezanton projektin e rindërtimit: Do krijohen lagje të reja, synojmë që brenda vitit të kemi sistemuar familjet më në nevojë (VD) Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Kulturës, Elva Margariti dhe ministrin për Rindërttimin, Arben Ahmetaj kanë prezantuar sot projektet dhe modeletet e reja që do kenë banesat e qytetarëve të cilët u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Në fjalën e tij, Rama ka bërë me dije se shumë shpejt do të nisin ndërtimet në zonat që janë më të prekura dhe të parët që do strehohen janë familjet me më pak të ardhura.

Të parët që do kenë një strehë do jenë ata që kanë më shumë se të tjerët domosdoshmërinë për të hyrë në një shtëpi të re. Synohet që brenda këtij viti të kemi sistemuar disa mijëra familje. Shtëpitë e para do të jenë për familjet në çadra që nuk duan të shkëputen nga tokat e tyre”, u shpreh kreu i qeverisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë sipas ministres Margariti do krijohen lagje krejtësisht të reja, në të cilat do grumbullohen dhe familje që janë në zona të largta nga qendrat.

Do të ketë tre lloje banesash; banesa njëkatëshe, teknologji modulare, kopsht bujqësor, oborr dhe verandë. Elementët përbërës të shtëpive; bazamenti, struktura, muret dhe izolimi, çatia. I jemi bazuar rezistencës së tërmetit 9 ballë” ishte kjo deklarata e Margaritit. Ky propozim u mbështet nga Kryeministri Edi Rama, i cili tha se rindërtimi do fillojë nga Thumana, e cila është një nga zonat më të prekura.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment