Bota

Ish-ambasadori iranian në Vatikan vdes nga koronavirusi

28 Shkurt 2020, 07:38 Nga DOSJA
Ish-ambasadori iranian në Vatikan vdes nga koronavirusi

IRAN–Ish-ambasadori i Iranit në Vatikan dhe kleriku i shquar Hojatolislam Seyed Hadi Khosroshahi, ka vdekur nga koronavirusi, kanë njoftuar autoritetet lokale në vend.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, kleriku 81-vjeçar vdiq në një spital në Iran. Më herët gjatë ditës, Irani kishte publikuar numrin e vdekjeve në vend nga koronavirusi në 26, me 254 raste të reja të konfirmuara.

Irani është përfshirë nga raste të reja të Koronavirusit gjatë javës së kaluar. Epiqendra e shpërthimit në Iran është qyteti i shenjtë shiit i Qom, ku besimtarët në nderim arrijnë të puthin dhe prekin një faltore të famshme. Ajo faltore dhe të tjerët kanë mbetur të hapura, megjithë qeveria e Iranit ka bërë thirrje që ato të mbyllen.

Numri i viktimave në rang global ka shkuar mbi 2.800, dhe në Kinë ku shpërtheu virusi janë regjistruar mbi 2700 viktima dhe  më shumë se 78,000 të infektuar.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) e ka shpallur shpërthimin e virusit një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore dhe tha që niveli global i rrezikut mbetet i lartë.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë regjistruar 17 viktima dhe 650  të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Për këtë përhapje të virusit jashtë Kinës, OBSH është shprehur e shqetësuar.  Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi raste të konfirmuara ka në Kroaci, Greqi, Austri, Danimarkë, Norvegji dhe në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.800 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: dailysabah

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali vdes ish-ambasadori iranian koronavirusi ne itali vdes ish-ambasadori iranian

Sondazh

Poll