Bota

Kurti kërkon shkarkimin e Thaçit, Veton Surroi: Presidenti ka injoruar Kushtetutën, komunikimi me sekretarin e NATO-s quhet n

28 Shkurt 2020, 07:41 Nga DOSJA
Kurti kërkon shkarkimin e Thaçit, Veton Surroi: Presidenti ka

KOSOVË- Publicisti Veton Surroi ka reaguar në lidhje me debatin e hapur nga Ablin Kurti, i cili akuzon Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se ka shkelur Kushtetutën e duhet të shkarkohet. Në një reagim në mediat sociale, Surroi shkruan se marrëveshjet ndërkombëtare janë detyrime kushtetuese dhe ato duhet të ratifikohen në Kuvend.

Më tej ai shkruan se këmbimi i letrave mes Thaçit dhe sekretarit të NATO-s kanë pasur një karakter ndërkombëtar dhe quhen marrëveshje. “Respektimi i Kushtetutës së vendit është gjithashtu shenjë e madhe respekti ndaj NATO-s”, shkruan më tej publicisti duke treguar se është në anën e Kurtit e shton se: injorimi i procedurave kushtetuese apo shkelja e drejtpërdrejtë e saj është dëmtim thelbësor i karakterit të shteteve atlanticiste, të sundimit të ligjit.

REAGIMI I PLOTË

1. Këmbimi i letrave mes kryeministrit të atëhershëm Thaçi dhe sekretarit të atëhershëm të NATO-s Rasmussen ka karakterin kontraktues ndërkombëtar, pra është marrëveshje. 2. Marrëveshjet ndërkombëtare, si obligim kushtetues, duhet të ratifikohen në Kuvend. Kushtetuta garanton që asnjë individ nuk mund të marrë obligime në emër të Kosovës pa miratimin parlamentar dhe shkelja e kësaj garancie është shkelje kushtetuese.

3.Kushtetuta e vendit është sajuar në masë të madhe falë ndërhyrjes së NATO-s dhe shteteve të fuqishme të saj , duke e çliruar Kosovën dhe mbështetur procesin e pavarësimit të saj. Respektimi i Kushtetutës së vendit është gjithashtu shenjë e madhe respekti ndaj NATO-s. Dhe e kundërta: injorimi i procedurave kushtetuese apo shkelja e drejtpërdrejtë e saj është dëmtim thelbësor i karakterit të shteteve atlanticiste, të sundimit të ligjit.

Kurti ka publikuar pak ditë më parë disa dokumente dhe akuzon Presidentin Hashim Thaçi se kur ka qenë në krye të Qeverisë e kishte fshehur marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013. Sipas Kurtit, Thaçi ka fshehur një marrëveshje dhe e ka zbatuar në mënyrë të njëanshme. Marrëveshja kishte të bënte me mos hyrjen e Ushtrisë së Kosovës në veri.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci shkarkimi i hashim thacit veton surroi albin kurti hashim thaci shkarkimi i hashim thacit veton surroi

Sondazh

Poll