Bota

“Mashtrues, u dorëzove para Serbisë”, Haradinaj reagon ashpër pas heqjes së taskës” Je përgjegjës për ripushtimin

27 Shkurt 2020, 18:22 Nga DOSJA
“Mashtrues, u dorëzove para Serbisë”, Haradinaj reagon

KOSOVË– Ish-kryeminsitri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër pas vendimit që mori qeveria e Albin Kurtit për heqjen e taksës ndaj mallrave serbë. Sipas Haradinajt, Kurti është mashtrues dhe është dorëzuar para Serbisë. Ish-kryeministri e konsideron Kurtin pëergjegjës për faktin që Kosova do të ripushtohet ekonomikisht nga Serbia.

Sonte Albin Mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin Mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj! RH”– shkruan Haradinaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hiqet taksa ndaj serbise ramush haradinaj albin kurti hiqet taksa ndaj serbise ramush haradinaj

Sondazh

Poll