Bota

Të shtëna me armë zjarri në SHBA, agresori vret 5 persona dhe në fund qëllon edhe veten (VD)

27 Shkurt 2020, 14:33 Nga DOSJA
Të shtëna me armë zjarri në SHBA, agresori vret 5 persona

SHBA– Një person dyshohet se vrau pesë persona kur hapi zjarr në ndërtesën MillerCoors në Milwaukee. Pas sulmit, i dyshuari qëlloi veten me një armë zjarri, tha Shefi i Policisë Alfonso Morales në një konferencë për shtyp.

Sipas medieve të huaja, pesë persona, të gjithë punonjës të kompanisë, u gjetën të vdekur në ndërtesë, tha policia. Askush tjetër nuk u plagos. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë shprehu “trishtim të thellë” për viktimat.

“Gjëja më e rëndësishme është që ne të mbështesim dhe të kujdesemi për njëri-tjetrin,” tha Gavin Hattersley, CEO.

I dyshuari është një 51-vjeçar nga Milwaukee, sipas zyrtarëve. Zyrtarët thanë që ata nuk do t’i bëjnë publikë identitetet e viktimave derisa të njoftohen familjarët e tyre.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota pese te vdekur ne shba shba pese te vdekur ne shba shba

Sondazh

Poll