Aktualitet

Rrugët mbulohen nga dëbora, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, po punohet për shpërndarjen e kripës

27 Shkurt 2020, 10:47 Nga DOSJA
Rrugët mbulohen nga dëbora, ARRSH: Qarkullimi vijon normalisht, po

TIRANË- Në disa zona të vendit përveç reshjeve të shiut, ka rënë dhe dëborë. Autoriteti Rrugor Shqiptar shkruan se në të gjitha akset qarkullimi vijon normalisht. Më tej në njoftim shtohet se kalimi rekomandohet me zinxhirë, ose goma dimërore përgjatë orëve të para të mëngjesit.

“?Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje dëbore ?️ në veri dhe juglindje të vendit. ?Kontraktorët kanë qenë në gatishmëri me punëtorë ?? dhe mjete. ? Në të gjitha akset qarkullimi vazhdon normalisht ?Në rrugën e Dardhës po punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Kalimi rekomandohet me zinxhirë, ose goma dimërore në km 8-14 përgjatë orëve të para të mëngjesit. ️Përdoruesit e mjeteve ?të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore. #UdhëtoniTëSigurt #RrugëtKombëtare #PërShqipërinëQëDuam”, shkruan ARRSH.

Shqipëria sot është përshirë nga një mot me shi dhe temperatura të ulëta. Në shumë zona në Tiranë pati dhe reshje breshëri. Ndërkohë në Durrës që në mëngjes i gjithë qyteti është përfshirë nga shiu dhe era duke shkaktuar dhe probleme me linjat e tragetit në port. Nga IGJEUM bëhet me dije se temperaturat do të jenë të ulëta dhe në ditët në vijim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet autoriteti rrugor shqiptar debora ne vend moti i keq i përfshin vendin autoriteti rrugor shqiptar debora ne vend moti i keq i përfshin vendin

Sondazh

Poll