Aktualitet

Mot i keq dhe në Vlorë e Sarandë, ndalohet lundrimi i peshkarexhave. Dallgët deri në 6 ballë

27 Shkurt 2020, 10:15 Nga DOSJA
Mot i keq dhe në Vlorë e Sarandë, ndalohet lundrimi i

TIRANË- Probleme të shumta nga moti janë shkaktuar sot në Vlorë dhe Sarandë. Sipas informacioneve mësohet se prej ditës së djeshme janë pezulluar lundrimet për mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit.

Shkak është bërë era e fortë e drejtimit jug-perëndim me forcë të madhe. Pezullimi i lundrimit është bërë me urdhër të kapitenerisë së Vlorës e cila bën thirrje që mjetet e vogla lundruese dhe anije e peshkimit të sigurohen siç duhet në portin e ankorimit.

Bëhet me dije se forca e detit shkonë në 4 ballë në gji dhe 5 deri në 6 ballë në det të hapur. Gjithashtu dallgët i kalojnë 2 metra lartësi në det të hapur. Edhe Saranda është zgjuar me erëra të forta mëngjesin e sotëm dhe nga moti i keq ka bërë që të pezullohet lundrimi në linjat Sarandë-Korfuz.

Shqipëria sot është përshirë nga një mot me shi dhe temperatura të ulëta. Në shumë zona në Tiranë pati dhe reshje breshëri. Ndërkohë në Durrës që në mëngjes i gjithë qyteti është përfshirë nga shiu dhe era duke shkaktuar dhe probleme me linjat e tragetit në port. Nga IGJEUM bëhet me dije se temperaturat do të jenë të ulëta dhe në ditët në vijim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lundrimet ne vlore moti i keq i përfshin vendin moti i keq ne vend pezullohen lundrimet lundrimet ne vlore moti i keq i përfshin vendin moti i keq ne vend pezullohen lundrimet

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 08:54

DURRËS– Rruzhdi Tosuni, burri që vrau gruan e tij ditën e djeshme në Durës ka pranuar krimin dhe është shprehur se është penduar për atë që ka bërë. Tosuni...