Aktualitet

Koronavirusi nuk kursen as politikanin e lartë italian, Fontana: Kam dalë negativ por…

27 Shkurt 2020, 09:52 Nga DOSJA
Koronavirusi nuk kursen as politikanin e lartë italian, Fontana: Kam

ITALI– Italia tashmë është një ndër qendrat më të mëdha të përhapjes së koronavirusit në Europë. Si zonë më të prekur ka Lombardinë ku është regjistruar edhe numri më i lartë i të infektuarve dhe kjo ka bërë që edhe vetë prefekti i rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana të futet në karantinë.

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë Fontana i cili e ka dhënë lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale ku njoftoi se qëndrimin 14 ditor në karantinë do ta bëjë për shkak se një person i afërt me të cilin ai ka bashkëpunuar, ka qenë i prekur nga virusi.

Edhe pse kishte rezultuar negativ për testin nga koronavirusi, Fontana ka thënë se kjo është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga ky virus vdekjeprurës.

“Nga sot, do të ndryshojë gjithçka tek unë. Kam dalë negativ nga analizat për koronavirusin, megjithatë kam zgjedhur që të futem në karantinë për dy javë me qëllim shmangien e ndonjë të papriture ndaj bashkëpunëtorëve të mi.”-deklaroi ai.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimakë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: huffingtonpost.it 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet attilio fontana koronavirusi ne itali attilio fontana koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 08:54

DURRËS– Rruzhdi Tosuni, burri që vrau gruan e tij ditën e djeshme në Durës ka pranuar krimin dhe është shprehur se është penduar për atë që ka bërë. Tosuni...