Aktualitet

Koronavirusi/ ISHP: 17 raste të testuara rezultuan negative, kush vjen nga zonat e prekura, të vetëkarantinohet për 14 ditë

27 Shkurt 2020, 10:28 Nga DOSJA
Koronavirusi/ ISHP: 17 raste të testuara rezultuan negative, kush vjen nga

Tiranë-  Eugena Tomini, Shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik ka deklaruar mëngjesin e sotëm se në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus. Ajo ka theksuar se deri më tani 17 raste kanë rezultuar negative. Sipas saj ata persona që vijnë nga zonat e prekura duhet të vetëkarantinohen për 14 ditë.

“17 raste të testuara rezultuan negative. Ministria e Shëndetësisë rekomandon që personat që vijnë nga zonat e prekura dhe kanë pasur kontakte me persona të prekur të vetëkarantinohen. Ata që kanë pasur shenja të temperaturës apo kollës të telefonojnë në numrin 127. Udhëtarët vlerësohen përmes temperaturës.  Janë vlerësuar 3500 udhëtarë që kanë pasur histori udhëtimi në vendet me transmetim të shpërthimit komunitar” tha Tomini.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri më tani janë shënuar 12 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini koronavirusi ne shqiperi eugena tomini koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll