Aktualitet

Gjobë deri në 20 mijë lekë dhe heqje patente/ Zbardhen propozimet për ndryshime në Kodin Rrugor, ndëshkime edhe për keqp

27 Shkurt 2020, 09:53 Nga DOSJA
Gjobë deri në 20 mijë lekë dhe heqje patente/ Zbardhen

Tiranë- Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në konferencën e “Nivelit të Lartë për Sigurinë Rrugore në vitin 2020” ka bërë publike propozimet kryesore për ndryshime të Kodit Rrugor që synojnë të rrisin sigurinë në rrugë.

Ministri ka propozuar që në kodin e ri rrugor të rriten gjobat kundër përdorimit të mjeteve që shkaktojnë shpërqendrim për shoferin, sidomos celularët. Gjoba parashikohet deri në 150 mijë lekë për shoferët që përdorin celularin teksa janë në lëvizje.

“Celulari në timon, bëhet gjobë nga 5 deri në 15 mijë lekë. Kur shkelja përsëritet 3 herë brenda vitit dyfishohet gjoba si dhe drejtuesit të mjetit i prezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë. Drejtimi i mjetit duke folur në telefon, 10 mijë lekë gjobë.  Drejtimi nën efektin e alkoolit, gjoba nga 5 mijë bëhet 15 mijë lekë. Drejtimi i mjetit duke shkruar mesazh, 15 mijë lekë gjobë”, janë disa nga propozimet.

Po kështu, në propozimet vihet re edhe ashpërsimi i masave për shoferët që konsumojnë pije alkoolike.

“Kur drejtuesi i mjetit konstatohet me pije alkoolike nga ora 19:00-06:00, gjoba është 30% më lartë. Nëse drejtuesi i mjetit me autoveturë rezulton me përmbajtje alkooli nga 0.3g/l deri në 0.5.g/l pezullohet leja e drejtimit  nga 3 deri në 6 muaj dhe gjobë nga 10-20 mijë lekë. Nëse rezulton me përmbajtje alkooli  nga 0.8 g/l deri në 1.5 g/l pezullohet leja e drejtimit nga 1-2 vjet dhe gjobë nga 20-40 mijë lekë. Kur drejtuesi i mjetit shkakton aksident dhe rezulton me përmbajte alkooli më të lartë se 1.5 g/l  i hiqet leja e drejtimit, duke hequr të gjithë pikët. Kur shkelja përsëritet 2 herë brenda vitit dyfishohet gjoba dhe pezullohet leja e drejtimit për 1 muaj. Gjobë 1-3 mijë lekë për drejtuesin e mjetit kur ka pasagjerë që nuk kanë vendosur rripin e sigurrimit”, thuhet në propozimet.

Në propozimet thuhet se nëse deri më sot askush nuk është ndëshkuar nëse i vjen një shoferi shumë afër pa ruajtur distancën e sigurisë, madje përdor vazhdimisht dritat e gjata që t’i hapet rruga, do të ndëshkohet. “Me ndryshimet në Kodin Rrugor, gjoba për mosruajtjen e distancës së sigurisë dhe për përdorimin e dritave të gjata, do të bëhet nga 10-20 mijë lekë dhe do të hiqen 5 pikë nga patenta.”, thuhet në propozimet.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet propozimet për ndryshime në kodin rrugor propozimet për ndryshime në kodin rrugor

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 08:54

DURRËS– Rruzhdi Tosuni, burri që vrau gruan e tij ditën e djeshme në Durës ka pranuar krimin dhe është shprehur se është penduar për atë që ka bërë. Tosuni...