Aktualitet

KPA shkarkon nga detyra Besnik Canin, KLP mbetet me 10 anëtarë

27 Shkurt 2020, 09:15 Nga DOSJA
KPA shkarkon nga detyra Besnik Canin, KLP mbetet me 10 anëtarë

Tiranë-Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Besnik Canin, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. KPA në arsyetimin e këtij vendimi, thekson se prokurori Cani u shkarkua për mosdeklarim të saktë të pasurisë. Po kështu, theksohet se KPA i qëndron të gjitha shkaqeve të ankimit të bëra nga Komisioneri Publik, pasi edhe me provat e reja, Besnik Cani nuk arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit.

“Nëpërmjet këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, z. Besnik Cani”, thuhet në njoftim.

Ankimimi:

Prokurori Besnik Cani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në nëntor të vitit 2018, pavarësisht disa problematikave të konstatuara. Ai më pas u zgjodh edhe anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, në janar të 2019, i rekomandoi Komisionerit Publik që të kërkonte rrëzimin e vendimit të KPK-së në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pasi thuhej se prokurori kishte probleme të shumta me pasurinë, aftësitë profesionale dhe shkeljen e etikës.  Në rekomandimin e ONM, përpos të tjerave, theksohej se prokurori Cani ka tentuar të përfitojë një kredi të butë në Bashkinë e Fierit, ndërsa nuk ka hetuar ish-krybashkiakun e Fierit, Baftjar Zeqo si dhe disa tendera të dyshuar si abuzivë në Elbasan. Më 11 shkurt KPA-ja rrëzoi kërkesën e Canit për pezullimin e gjykimit ndaj tij, i cili kërkoi që të mos gjykohej derisa gjykata të shprehej për kallëzimin që ka bërë në SPAK për dy anëtarët e KPA-së, gjyqtarët Ardian Hajdari dhe Luan Daci. Cani bëri kërkesë në KPA për përjashtimin e dy anëtarëve, Artan Hajdari dhe Luan Daci, pasi sipas tij janë në kushtet e pazgjidhshmërisë dhe ka kërkuar përjashtimin e tyre. Ai i ka kallëzuar penalisht ata për “falsifikim” të formularëve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besnik cani besnik cani para kpa besnik cani besnik cani para kpa

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 08:54

DURRËS– Rruzhdi Tosuni, burri që vrau gruan e tij ditën e djeshme në Durës ka pranuar krimin dhe është shprehur se është penduar për atë që ka bërë. Tosuni...

Aktualitet 27 Shkurt 2020, 07:54

Coronavirusi/  Sa do të zgjasë epidemia në Itali?

ITALI– Koronavirusi mund të jetë bashkëjetuesi jonë për disa muaj, deri sa të rriten temperaturat. Nxehtësia e pranverës mund të na ndihmojnë. “Rastet do të vaz...