Aktualitet

Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri/ Zv/ministrja e Shëndetësisë, Rakacolli: 45-vjeçari nga Berati humbi jetën nga gri

26 Shkurt 2020, 12:23 Nga DOSJA
Asnjë rast me koronavirus në Shqipëri/ Zv/ministrja e

Tiranë- Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus. Kështu ka deklaruar ditën e sotme zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila në një konferencë për mediet u shpreh se deri më tani të gjitha rastet që janë testuar kanë rezultuar negative.

Nuk ka asnjë rast të konfirmuar për koronavirusin. Janë testuar 13 raste me histori udhëtimi përfshirë edhe Italinë, por kanë rezultuar negativ. Është miratuar fondi shtesë 1 milion dollarë vetëm për shtimin e stokut të materialeve mbrojtëse. Nëse keni temperaturë, kollë, rrufë dhe histori udhëtimi nga vendet e prekura, telefononi në numrin 127” tha ajo.

Ajo theksoi më tej se 45-vjeçari nga Berati  humbi jetën në Sanatorium nga gripi i derrit.”Pacienti ka humbur jetën si rezultat nga një pneumoni që është konstatuar se ka qenë i prekur edhe nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin”, u shpreh ajo.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe 322 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci, një në Greqi dhe dy raste në Austri. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli koronavirusi ne shqiperi mira rakacolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Shkurt 2020, 11:59

Për kë ndryshon Tirana?

Për kë ndryshon Tirana? Për ambasadorët buzagazë me sy të qelqtë që janë “në garë” kush të vijë në Tiranë? Për “vip-at nga vende serioze” të cilët veç Ti...

Aktualitet 26 Shkurt 2020, 11:24

DURRES- Vajza e familjes Tosuni, ka shpërthyer në lot dhe ulërima kur ka mësuar se i ati, Ruzhdiu e ka lenë të pajetë, Hajdien, pasi e ka qëlluar për vdekje me ...