Aktualitet

Dënoi me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin/ Vettingu konfirmon në detyrë gjyqtaren Irena Gjoka, dosjet ‘e nxehta’ që

26 Shkurt 2020, 08:50 Nga DOSJA
Dënoi me burgim të përjetshëm Dritan Dajtin/ Vettingu

Tiranë- Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë  gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka. Më 24 shkurt u zhvillua seanca dëgjimore, ndërsa sot trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo vendosën konfirmimin në detyrë, pasi rezultoi e pastër në të tri shtylla e vlerësimit.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.Që prejdhjetorit të vitit 2019 , ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Gjoka njihet si një nga gjyqtaret që mori vendimin për dënimin e përjetshëm të autorit të masakrës së vitit 2009 ku u vranë 4 policë, Dritan Dajti. Po kështu ka qenë edhe gjyqtare e çështjes së Saimir Tahirit.  (Vendim që tanimë është zhbërë, lexo këtu). 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet irena gjoka vettingu irena gjoka vettingu

Sondazh

Poll