Aktualitet

“Do të vras po njoftove Policinë”, zbulohet vendimi i Gjykatës, Fatmir Kolecaj ishte dënuar për dhunë në familje, pre

26 Shkurt 2020, 08:11 Nga DOSJA
“Do të vras po njoftove Policinë”, zbulohet vendimi i

TIRANË- Vrasja e Esmeralda Kolecajt dhe vëllait të saj Vladison Filopati, nuk ka qenë një rrufe në qiell të hapur. Konflikti mes Esmeraldës dhe ish-bashkëshortit të saj kishte disa vite që kishte nisur. Sipas një vendimi nga Gjykata e Lezhës, Fatmir Kolecaj është dënuar në 15 janar të vitit 2018 me 15 muaj burg për dy vepra panale, dhunë në familje dhe armëmabjajte pa leje.

Në vendimin e Gjykatës thuhet se, duke u referuar në deklarimet e të dëmtuarës Esmeralda Kolecaj (Filopati), provohet se marrëdhëniet bashkëshortore me të pandehurin Fatmir Kolecaj kanë pasur sherre dhe mosmarrëveshje dhe gruaja shpesh herë ka qenë pre e dhunës. Esmeralda kishte denoncuar dhe më parë bashkëshortin e saj, pasi ky i fundit e kërcënonte me fjalët: “Do të vras po njoftove Policinë…” duke shoqëruar përdorimin e këtyre fjalëve me praninë e një arme zjarri të mbushur prej tij. Dhuna ka vijuar për disa kohë deri në datën 12.07.2017, ku Fatmiri ka nisur ta qëllojë në banesë Esmeraldën dhe kjo e fundit mundi të njoftonte babainë e saj, cili më pas telefonoi në polici.

Pas kësaj, i shpallur në kërkim nga Policia për vrasjen e dyfishtë ka shkuar në banjon e banesës dhe ka marrë një arme zjarri që e mbante pa leje dhe e ka vendosur mbi tavolinë duke i thënë: Të parën do të vras ty, pastaj do merrem me të tjerët. Por gjithçka ka përfunduar, pasi policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e tij.

VENDIMIN E PLOTË TË GJYKATËS E LEXONI KËTU

Mbrëmjen e djeshme qyteti i Rrëshenit është tronditur sërish. Fatmir Kolecaj kreu një vrasje të dyfishtë. Kolecaj i ka zënë pritë ish-bashkëshores së tij Esmeralda Filopati dhe vëllait të saj Vladison Filopatit. Kolecaj sapo i ka parë ka qëlluar disa herë me armë mbi Esmeraldën dhe Vladisonin, duke i lënë të vdekur në vend. Ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim nga Policia. Kjo e fundit kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij dhe për këdo që jep informacione ka vendosur shpërblim prej 5 milionë Lekësh.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denimi i fatmir kolecaj esmeralda filopati fatmir kolecaj vriten moter e vella ne mirdite denimi i fatmir kolecaj esmeralda filopati fatmir kolecaj vriten moter e vella ne mirdite

Sondazh

Poll