Aktualitet

‘Po e çon jetën dëm’/ Zbardhet arsyeja pse babai shqiptar vrau Sabrina Lekajn në Australi, e qëlloi 8 herë me thikë

26 Shkurt 2020, 08:31 Nga DOSJA
‘Po e çon jetën dëm’/ Zbardhet arsyeja pse babai

Australi- Detaje të reja kanë dalë nga krimi monstruoz që tronditi Australinë dhe Shqipërinë disa muaj më parë, ku Sabrina Lekaj, 20 vjeç u vra me thikë nga babai i saj, Petrit Lekaj. Në seancën e fundit gjyqësore, që u zhvillua një ditë më parë, u tha se babai qëlloi 8 herë me thikë vajzën e tij, pas një sherri për stilin e jetesës. Sipas medieve australiane babai ishte tërbuar, pasi e bija merrte drogë dhe shkonte nëpër festa. Ai është shprehur se vajza e tij po e çonte jetën dëm me veprimet e fundit që kishte bërë dhe se këtë gjë ia kishte shprehur edhe vetë asaj natën e krimit. Ndërsa kjo e fundit i ishte përgjigjur se nuk i interesonte se çfarë thoshte ai.

Në muajin gusht të vitit të kaluar Petrit Lekaj vrau me thikë vajzën e tij, Sabrina Lekaj.  20 -vjeçarja u gjet e vdekur në një makinë rreth 250 metra larg nga shtëpia e familjes në Kidman Park. Mediat e huaja raportuan se ajo kishte dalë me shoqet të festonte mbylljen e provimeve, por pas kthimit nga festa ajo u vra nga i ati. Petrit Lekaj ka pranuar krimin dhe tashmë ndodhet në qeli.

Burimi: Abc australia

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet petrit lekaj sabrina lekaj petrit lekaj sabrina lekaj

Sondazh

Poll