Aktualitet

Europa nuk i mbyll kufijtë nga Koronavirusi/ 12 viktima në Itali, të infektuar në Kroaci, Austri, Serbi dhe Greqi, në Shqip

26 Shkurt 2020, 08:07 Nga DOSJA
Europa nuk i mbyll kufijtë nga Koronavirusi/ 12 viktima në Itali,

ITALI– Koronavirusi është shtrirë shumë në të gjithë Europën, kryesisht në Itali ku kanë mbetur të vdekur 12 persona dhe janë infektuar mbi 320 të tjerë.

E ndërkohë raste të tjera dyshohen edhe në Greqinë fqinje, por ende nuk janë konfirmuar, duke bërë që harta e koronavirusit të zgjerohet akoma më shumë, ku në Kroaci dhe Austri dje janë konfirmuar dy raste. Por nga ana tjetër, koronavirusi po vazhdon të vrasë njerëz në Kinë dhe vendet e  tjera të botës, ku në rang global sipas mediave të huaja  janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80 mijë të infektuar. Fatmirësisht në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Në takimin e djeshëm që u mbajt në Romë nga qeveria italiane me ministrat e Shëndetësisë të vendeve anëtare të BE, është marrë vendimi se kufijtë nuk do të  mbyllen në këtë gjendje emergjence në të cilën ndodhet Europa. Është Italia tashmë  qendra më e madhe e shpërthimit të koronavirusit, pasi kanë humbur jetën 12  persona e numri i të sëmurëve po rritet orë pas ore.

Greqia fqinje prej ditës së djeshme ka raportuar për katër raste që dyshohen të jenë të infektuar nga Koronavirusi, por sipas mediave greke thjesht janë dyshime dhe nuk janë të konfirmuara ende, ndërkohë qeveria ka marrë masa të forta pas shpërthimit të madh të virusit vdekjeprurës në Itali.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne europe koronavirusi ne itali koronavirusi ne europe koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll