Aktualitet

OFL rikthehet në Vlorë, pritet bllokimi i 6 automjeteve luksoze

26 Shkurt 2020, 07:35 Nga DOSJA
OFL rikthehet në Vlorë, pritet bllokimi i 6 automjeteve luksoze

VLORË- Operacioni Forca e Ligjit dhe njësi të tjera në Policinë e Shtetit, sot prietet që të zhvillojnë një operacion në qytetin e Vlorës. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se Policia do të bllokojë 6 makina luksoze në ditët në vijim.

Operacioni do jetë në vijim të aksioneve që kanë nisur kohët e fundit, ku në qendër të vëmendjes janë personat në hetim dhe ata që kanë qenë të dënuar për vepra të rënda. Sekuestrimi i mjeteve do bëhet me qëllim verifikimi i dokumentacionit dhe personave që i kanë në pronësi dhe burimin e pasurisë së këtyre të fundit.

Që prej 3 shkurtit, OFL ka nisur goditjen dhe sekuestrimin e pasurive të emrave të njohur të botës së krimit. OFL ka dërguar tashmë formularin tek Suel Cela dhe Plarent Dervishaj, Dash Gjoka, Emiljano Hysenaj, Lulzim Berisha, Edlir Hysenaj, Altin Hajri, Ardian Capja, grupi i Dukagjinit, Saimir Taullau, Ben Qimja, Durim Bami, Landi Muharremi, Bardhok Pllanaj, Alberto Lamaj, Dritan Dajtit, Xhevdet Troplinit, Emiljano Shullazit, Gjergj Cukalit, Orges Jahelezi dhe Pajtim Serjanit, Gazmend Mahmutajt, Edison Çobos, Ervis Martinajt, Arben dhe Valentino KaçorritAltin Lamajt,  Eduard Dushkut, Fatjon Laze dhe Kreshnik Budlla. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anti kçk’ nis punën në 7 qytete ofl sekuestron makina te shtrenjta ofl-ja zbret ne terren anti kçk’ nis punën në 7 qytete ofl sekuestron makina te shtrenjta ofl-ja zbret ne terren

Sondazh

Poll