Aktualitet

Italia rregulla “ndryshe” për Koronavirusin/ Në takimin e krizës në Romë arrihen 6 konkluzione për menaxhimin e emergj

26 Shkurt 2020, 07:47 Nga DOSJA
Italia rregulla “ndryshe” për Koronavirusin/ Në takimin e

ROMË– Ditën e djeshme qeveria italiane mblodhi në Romë disa nga ministrat e Shëndetësisë së vendeve fqinje me Italinë njëkohësisht edhe anëtare të BE për një takim krize nga koronavirusi.

Nga mbledhja e mbajtur pasditen e djeshme në Romë Ministrat pjesmarrës në Samitin e Romës kanë përshëndetur qeverinë Italiane për faktin që po e përballojnë kaq mirë gjendjen e emergjencës së koronavirusit.

Ndërkohë gjatë këtij takimi të rëndësishëm, ministrat e shëndëtësisë kanë kërkuar edhe një shpërndarje efikase të informacionit për grupet e ekspertëve dhe për qytetarët.
Nga mbledhja e Romës më 25 shkurt 2020 janë arritur 6 konkluzione:

1 – Mbajtja hapur e kufijve.
2- Shpërndarja e standartizimi i informacioneve për për udhëtarët që vijnë nga zonat me rrezik apo që udhëtojnë drejt tyre.
3- Shpërndarja e informacioneve mjekësore e epidemike
4- Standartizimi informacioneve për profesionistët e për publikun për masat e adoptuara.
5- Video konferenca të rregullta mes ekspertëve të lartë mes ministrash
6- Mos anullimi i manifestimeve dhe evente por vlerësimi i tyre rast për rast

Kujtojmë që Italia ndryshe nga shumë vende ku është përhapur virusi kinez, nuk po mbyll kufinjtë si dhe nuk dëshrion të anullojë asnjë event publik.

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 11 viktima dhe mbi 320 persona janë infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarave është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Koraci dhe dy raste në Austri, dhe dy në Serbi. Ndërsa në Greqi, dyshohet se është infektuar me koronavirus një person në Patra. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar 2.700 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll