Aktualitet

Vrau vëlla e motër në Rrëshen/Policia nxjerr foton e autorit dhe kërkon ndihmë: 5 mln lekë kush jep informacion për kapj

26 Shkurt 2020, 07:41 Nga DOSJA
Vrau vëlla e motër në Rrëshen/Policia nxjerr foton e autorit

Mirditë- Policia e Shtetit  jep 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit të krimit të dyfishtë në Rrëshen, Fatmir Kolecaj. Policia njofton se kushdo që ka informacion për Fatmir Kolecajn, 47 vjeç  të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital.

Njoftimi i Policisë:

Vijon krehja e zonës për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të vrasjes së dyfishtë të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në Kodër Rrëshen.

Forcat RENEA, FNSH dhe strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë kanë vijuar pa ndërprerë kontrollin e territorit dhe të vendeve të dyshuara ku mund të fshihej autori i dyshuar i ngjarjes.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet procedurale dhe dokumentimin e ngjarjes.

Për të bërë të mundur kapjen sa më parë të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë vë në dispozicion 5 milion lekë për këdo që jep informacion të saktë mbi vendndodhjen e autorit.

Cilido që disponon informacion të vlefshëm për autorin e dyshuar, shtetasin Fatmir Kolecaj, 47 vjeç, banues në fshatin Zejmen, Lezhë, të telefonojnë në numrin 069 41 06 449 dhe në numrin pa pagesë 112 apo në Komisariatin Dixhital, duke i siguruar anonimat të plotë dhe të sigurt.

Mbërmjen e djeshme në Rrëshen, Fatmir Kolecaj nxori armë dhe vrau ish-bashkëshorten dhe kunatin, Esmeralda dhe Vladison Filopati, në oborrin e shtëpisë së tyre. Dyshohet se ngjarja ndodhi pas sherrit për 3 fëmijët e çiftit, pasi vikitimat nuk lanë autorin të shikonte tre fëmijët e tij. Skena makabre është parë nga e gjithë familja dhe nga banorët e zonës. Pas krimit, Koleci që ka vetëm një vit që ka dalë nga burgu, është larguar nga vendi i ngjarjes. FNSH-ja dhe forcat RENEA janë vënë në ndjekje të tij.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet fatmir kolcaj vriten moter e vella ne mirdite fatmir kolcaj vriten moter e vella ne mirdite

Sondazh

Poll