Aktualitet

Veliera ngec mes shkëmbinjve në zonën e Currilave në Durrës, lëshon alarmin SOS, shpëtohen 3 turq dhe 1 amerikan

26 Shkurt 2020, 06:31 Nga DOSJA
Veliera ngec mes shkëmbinjve në zonën e Currilave në

Durrës-Veliera, e cila vinte nga Mali i Zi dhe kishte si destinacion Turqinë ndezi alarmin SOS në orën 04:30 të mëngjesit të sotëm, teksa ishte afër bregut të detit, në zonën e Currilave në Durrës, pasi mbeti mes shkëmbinjve. Sinjali SOS u kap menjëherë nga kapitenaria e portit, e cila i erdhi në ndihmë velierës, brenda së cilës ndodheshin 4 persona, 3 turq dhe 1 amerikan. Këta të fundit, u nxorrën nga veliera dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Veliera kishte përfunduar afër bregut të detit në zonën e Currilave për shkak të dallgëve të mëdha në det. Pasi të qetësohet deti do të shikohet mundësia e nxjerrjes së mjetit nga vendi me shkëmbinj nënujorë, ku ajo ka ngecur.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet veliera ngec mes shkëmbinjve në durrës veliera ngec mes shkëmbinjve në durrës

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Shkurt 2020, 21:32

TIRANË– Moderatori i “Opinion-it”, Blendi Fevziu ka tështirë gjatë transmetimit të emisionit të tij, pork a marrë masat duke vendosur dorën para hundës.I k...