Sport

“Messi-Maradona? Nuk krahasohet një tokësor me një jashtëtokësor”

25 Shkurt 2020, 18:00 Nga DOSJA
“Messi-Maradona? Nuk krahasohet një tokësor me një

“San Paolo”, stadiumi që dikur brohoriste për Diego Armando Maradonën, sonte do të presë gjeniun Leo Messi në ndeshjen Napoli-Barcelona, e vlefshme për Champions League.

Diego Armando Junior, djali i Maradonës, ka qenë ndër të intervistuarit më interesante të kësaj jave para kësaj sfide. Sipas tij, Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo, por jo sa babai i tij.

“Leo është një fenomen. Kur e krahasojnë me Ronaldon, çohem nga tavolina dhe largohem. Leo është shumë më i mirë se Ronaldo, por nuk mund ta krahasohet me Maradonën. Babai im është Zot në Napoli. Ai ishte jashtëtokësor, nuk mund të krahasohet me një tokësor”, ka deklaruar Diego Armando Junior.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport maradona messi napoli maradona messi napoli

Sondazh

Poll