Sport

Perez i pakënaqur me merkaton, në verë vjen goditja e madhe në sulm

25 Shkurt 2020, 10:49 Nga DOSJA
Perez i pakënaqur me merkaton, në verë vjen goditja e madhe

Real Madrid po kërkon me ngulm për një sulmues. Presidenti Florentino Perez nuk është fare i kënaqur me blerjet e merkatos së verës. Jovic ka dështuar në Madrid, ndërsa Eden Hazard ka vuajtur dëmtimet.

Sipas gazetarit spanjoll, Jose Jose Luis Sanchez, i preferuari i numrit 1 të klubit madrilen është Erling Haaland. “Real Madrid po e ndjek me vëmendje djaloshin. Nëse vazhdon të paraqitet kështu, ata po planifikojnë ta blejnë në verë”, është shprehur Sanchez.

Haaland deri tani ka shënuar 12 gola me verdhezinjtë, 9 në kampionat, 1 në Kupë dhe 2 në Champions League. Ai është një makineri golash.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport merkato perez real madrid sulmues merkato perez real madrid sulmues

Sondazh

Poll