Sport

FOTO/ Tirana publikon çmimet e biletave ndaj Partizanit, klubi bardheblu vendos çmimet si në ndeshjen e kaluar

25 Shkurt 2020, 07:35 Nga DOSJA
FOTO/ Tirana publikon çmimet e biletave ndaj Partizanit, klubi bardheblu

TIRANË– Stadiumi “Air Albania” po përgatitet për një tjetër ndeshje të rëndësishme si derbi i kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit. Klubi ka bërë publike çmimet e biletave dhe ajo që nuk ndryshon është çmimi i tribunave pas portës. Kështu, në dy tribunat pas portës do të kushtojnë nga 500 lekë biletat, si në shumë sfida të tjera të Superiores që janë luajtur në këtë impiant, ndërsa në tribunën ballore, një pjesë e biletave do të kushtojnë 1000 lekë e një pjesë 1500 lekë.

Më pas, në tribunat e tjera çmimet do të jenë 3000, 4000 dhe 5000 lekë. Klubi bëri të ditur se që nga dita e nesërme do të fillonte shitja e biletave, ndërsa saktësoi se nuk kishte bërë ndryshime në çmime nga ajo sfidë që u luajt në fazën e dytë të kampionatit, kur Partizani ishte pritës dhe përdori një pjesë të të ardhurave për viktimat e tërmetit.

Ndërkohë, bardheblutë kanë bërë të ditur se ata tifozë që kishin abone sezonale, të siguruara që në fillimin e edicionit, do të kontaktoheshin nga klubi për të marrë biletën që u takonte në bazë të sektorit të stadiumit ku kishin abonetë.

(E.Ç. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport air albania çmimet e biletave derbi tirana-partizani air albania çmimet e biletave derbi tirana-partizani

Sondazh

Poll