Sport

Juventus bën “autogol” me tifozët! Inter, i jep mesazh ndryshe rivalëve bardhezi

25 Shkurt 2020, 14:41 Nga DOSJA
Juventus bën “autogol” me tifozët! Inter, i jep mesazh

ITALI- Veriu i Italisë është paralizuar nga Koronavirus. Virusi vdekjeprurës ka bllokuar edhe futbollin, sportin më të dashur për italianët. Në fundjavë spikat derbi i Italisë mes Juventusit dhe Interit, që këtë herë do të mund të shijohet vetëm nëpërmjet televizorit.

Interesi në këtë takim ishte i lartë, teksa një javë përpara ndeshjes kishim të bënim me një “sold out”, ku të gjitha biletat ishin të shitura. Megjithatë Juventusi duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga shifra e fituar prej shitjes së biletave, duke refuzuar deri tani të rimbursojë tifozët, të cilët nuk do të mund të futen në stadium. Ndërkohë një shembull krejt i ndryshëm vjen nga zikaltrit, që kanë menduar për xhepat e tifozëve të tyre. Kështu Interi ka vendosur të rimbursojë të gjithë të pajisurit me biletë për ndeshjen e së enjtes kundër Ludogorets, e vlefshme për Europa Leauge.

Edhe pse nuk kemi të bëjmë me të njëjtat shifra, pasi interesi për ndeshjen me skuadrën bullgare është dukshëm më i ulët se për derbin e Italisë, klubi i Interit ka i dhënë mesazhin e duhur rivalëve të Juventusit. Kujtojmë që jo pak tifozë shqiptarë kanë marrë një biletë për këtë super ndeshje, por tani do të detyrohen që ato para që shpenzuan për një biletë të hidhen në kosh.

(E.Ç/ Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport juventus-inter koronavirus rimbursimi i cmimit te biletave seria a juventus-inter koronavirus rimbursimi i cmimit te biletave seria a

Sondazh

Poll