Sport

Samuel Eto’o acarohet me mediat: Nuk kam thënë se Ronaldo është më i miri

25 Shkurt 2020, 11:06 Nga DOSJA
Samuel Eto’o acarohet me mediat: Nuk kam thënë se Ronaldo

Samuel Eto’o mendon se Leo Messi është futbollisti më i mirë në botë, por një gazetar ia ka ndryshuar përgjigjen e tij të dhënë për Sky Sport, botuar në “La Gazzetta Dello Sport“.

Kamerunasi është acaruar me këtë, sepse gazeta e madhe italiane ka përmendur emrin Cristiano Ronaldo si më i miri, referuar deklaratës së ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Interit.

“Ronaldo është më i miri i të gjithë kohërave”, janë fjalët të cilat gjoja i ka thënë Eto’o. Ai ka reaguar në Twitter te një postim i gazetës “El Mundo Deportivo”, duke shkruar se përgjigjja e tij ka qenë krejt tjetër.

“Një nga më të mirët, më i miri është Messi”. Gazeta spanjolle e ka bërë korrigjimin, kurse “La Gazzetta dello Sport” ende jo.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport eto'o messi ronaldo eto'o messi ronaldo

Sondazh

Poll