Sport

Frika nga Coronavirus, Japonia “ngrin” përkohësisht futbollin

25 Shkurt 2020, 10:36 Nga DOSJA
Frika nga Coronavirus, Japonia “ngrin” përkohësisht

Japonia ka ngrirë futbollin e saj përkohësisht prej frikës së madhe nga Coronavirus. J-League ka njoftuar zyrtarisht se do të shtyhen të gjitha ndeshjet e futbollit deri më 15 mars.

Në njoftimin e bërë shtohet se do bëhet gjithçka që të riluhet sërish nga mesi i muajit të ardhshëm. Coronavirus është përhapur me pasojë vdekjen kryesisht në Kinë.

Në disa vende nuk luhet më futboll kudo, si për shembull në Itali. Po planifikohet që në vazhdim të luhet pa tifozë, sepse në një stadium futbolli Coronavirus do të bënte kërdinë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus futboll japonia coronavirus futboll japonia

Sondazh

Poll