Politike

Braçe denoncon me FATURË farmacinë në Tiranë: Ka rritur çmimin e dezinfektuesve, kjo është një turp dhe neveri!

25 Shkurt 2020, 13:37 Nga DOSJA
Braçe denoncon me FATURË farmacinë në Tiranë: Ka

TIRANË- Zëvednës Kryeministri, Erion Braçe ka publikuar sot një faturë tatimore të një farmacie ku shihet se çmimi i një dezifenktuesi është rritur me disa herë. Në një reagim në mediat sociale, teksa ka publikuar foton, Braçe shkruan se kjo është një turp dhe një biznes i neveritshëm.

Më tej numri 2 i qeverisë shton se një rast i ngjashëm ka ndodhur dhe në Milano, ku prokurorët hapën hetim menjëherë, prandaj dhe organet fiskale duhet të bëjnë të njëjtën gjë dhe këtu.

“Shikoni,kjo që po bëni me DIZIFEKTANTIN E DUARVE, duke përdorur kujdesin e shtuar të njerezve ndaj KORONAVIRUSIT, ËSHTË TURP! Nga 90 lekë një ditë më parë, 180 lekë sot! Është turp! Është biznes i neveritshëm! Në një rast të ngjashëm dje në Milano, prokurorët hapën hetim menjëherë. Këtu s’është si në Milano ndonjeherë, kështu që minimumi organet fiskale të bëjnë detyrën! VO: denoncimi vjen nga një qytetar në Tiranë!”, shkruan Braçe.

Sot është raportuar se famracitë kanë rritur çmimin e maskave dhe dezinfektuesve. Sipas informacioneve mësohet se rritjet kanë arritur deri në 500%, dhe për këtë gjë Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim kryesisht. 

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është edhe fqinji ynë, Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 283. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar, por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativë. Për të përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion brace frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi rritja e cmimit te dizinfektuesve erion brace frika nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi rritja e cmimit te dizinfektuesve

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2020, 08:01

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me atë që ai e quan grushti i shtetit dhe rënie të institucioneve. Në një reagim në Facebook, Meta...