Politike

Merret vendimi për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë/ Cakaj: Lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët

25 Shkurt 2020, 13:09 Nga DOSJA
Merret vendimi për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme

Tiranë-Këshilli i Ministrave të Shqipërisë, ka marrë vendim për hapjen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e bëri të ditur, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në rrjetin e tij në Facebook. Cakaj thekson se ky është një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët.

Reagimi:

Edhe një lajm fantastik për Shqipërinë e shqiptarët. Në përputhje me planin për të thelluar marrëdhënien e shtuar ndërveprimin me shqiptarët në rajon, Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë tashmë ka marrë vendim për çeljen e Konsullatës së Përgjithshme në Strugë, në Maqedoninë e Veriut ?! Rrethi konsullor i kësaj qendre përfshin Strugën, Ohrin, Manastirin, Kërçovën, Dibrën, Gjevgjelinë, Resen/rajon i Liqenit të Prespës. Pra, kjo konsullatë do të ketë rol të veçantë edhe në nxitjen e mëtejme të marrëdhënieve ekonomike, shoqërore e kulturore mes tyre dhe Republikës së Shqipërisë. Ne do të vazhdojmë me marrjen e masave të reja në shërbim të forcimit të lidhjeve me shqiptarët e lartësimit të faktorit shqiptar në rajon

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gent cakaj konsullata në strugë gent cakaj konsullata në strugë

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2020, 08:01

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me atë që ai e quan grushti i shtetit dhe rënie të institucioneve. Në një reagim në Facebook, Meta...