Politike

Me verë të shtrenjtë e ushqime tradicionale, opozita e re dhe maxhoranca bëhen bashkë në një nga restorantet më luksozë

25 Shkurt 2020, 10:42 Nga DOSJA
Me verë të shtrenjtë e ushqime tradicionale, opozita e re dhe

KORÇË- Opozita e re në Parlament është akuzuar gjithmonë si një shtojcë e qeverisë. Akuzat kanë ardhur nga opozita e vjetër, por dhe nga analistë të shumtë. Por vetë deputetët e rinj, janë shprehur se ata janë në Kuvend kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij, të cilën kërkojnë ta rrëzojnë.

Por faktet flasin ndryshe, armiqësia maxhorancë-opozitë e re nuk është shumë e madhe. Përkundrazi, deputetët shihen shumë miqësorë dhe të qeshur me njëri-tjetrin. Dosja.al ka siguruar disa momente nga një darkë që Nimet Musai, Myslim Murrizi nga opozita e re dhe Paulin Stërkaj e Ermonela Felaj nga maxhoranca (ka dhe të tjerë, por nuk i kemi identifikuar dot) shihen në një nga restorantet më të shtrenjta në Korçë.

Me verë të shtrenjtë dhe ushqime tradicionale, kundështarët politikë kaluan mbrëmë disa orë relaksi duke harruar hallet dhe përplasjet politike. Ata u shprehën se kishin dalë për qejf dhe mësohet se ata kishin bërë vërtetë qejf gjatë darkës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslim murrizi opozita e re darke me maxhorancen paulin sterkaj myslim murrizi opozita e re darke me maxhorancen paulin sterkaj

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2020, 08:01

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me atë që ai e quan grushti i shtetit dhe rënie të institucioneve. Në një reagim në Facebook, Meta...