Politike

Koronavirusi, Basha: Qeveria të ndalojë propagandën dhe të marrë masa konkrete, po humbasim kohë

25 Shkurt 2020, 13:14 Nga DOSJA
Koronavirusi, Basha: Qeveria të ndalojë propagandën dhe të

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për situatën e koronavirusit, ku vendi jonë është i rrezikuar pas situatës alaramente në Itali dhe përhapjes në vendet e rajonit. Në një reagim në Facebook, Basha shkruan se qeveria duhet të marrë masa të menjëhershme dhe të ndalojë propagandën. 

Më tej kreu i PD, shkruan se Shqipëria ndodhet përballë  rrezikut potencial të prekjes nga corona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme  për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marre masa urgjente për strehimin apo sigurimin e konteniereve për banorët që jetojnë në  çadra, çka ka sjellë dhe gjendje të rënduar shëndetësore dhe kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare për ta”, shkruan ndër të tjera Basha.

REAGIMI I PLOTË

Qeveria duhet të ndalë menjëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku corona virusi ka përhapjen më të madhe.  Këto masa nuk mund të jenë shoë televiziv, por kontrolle të plota në të gjitha pikat hyrëse në Shqipëri. Është urgjent hartimi dhe shpallja e planit të masave dhe informimi i qytetarëve si duhet të veprojnë në rast të dyshimit se janë të prekur nga corona virus. Ndërkohë  që Shqipëria ndodhet përballë  rrezikut potencial të prekjes nga corona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme  për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të një strehe  ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjenosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime.

Është neglizhencë kriminale të humbet akoma kohë, kur duhen marre masa urgjente për strehimin apo sigurimin e konteniereve për banorët që jetojnë në  çadra, çka ka sjellë dhe gjendje të rënduar shëndetësore dhe kushte aspak të përshtatshme higjeno-sanitare për ta. Njerëzit janë të shqetësuar me të drejtë, ndaj është koha që të flasin mjekët dhe të izolohet propaganda. Dhe njëherë u bëj thirrje qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë shenjë rëndimi apo përkeqësimi të shëndetit të tyre por t’u drejtohen mjekëve dhe specialistëve të fushës. Ne kemi personel të shkëlqyer mjekësor që nuk kërkon asgjë më shumë se plotësimin e kushteve dhe nevojave për të përballuar çdo situatë  Detyra e qeverisë është të sigurojë këto kushte dhe jo të bëjë shoë dhe propagandë. Jam i bindur se nëse vihen në dispozicion mjetet e nevojshme, mjekët tanë do të përballojnë me sukses çdo situatë që mund të krijohet.

Koronavirusi është përhapur në shumë vende të botës, ku një ndër më të prekurit është edhe fqinji ynë, Italia. Prej të shtunës, vendi ku jetojnë më shumë se gjysmë milioni shqiptarë, zbuloi se kishte banorë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Deri tani janë 7 viktima në Itali dhe numri i të prekurve ka shkruar në mbi 280. Pas situatës në Itali, frika është shtuar edhe në Shqipëri, ku u dyshua për 8 persona të infektuar por Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se pas analizave të gjithë kishin dalë negativ. Për të përballuar situatën janë shtuar masat në të gjitha pikat kufitare. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vendet të tjera, ku mësohet në rang global janë regjistruar 2.698 të vdekur dhe rreth 80.067 të infektuar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat për koronavirus rreziku nga koronavirusi koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat për koronavirus rreziku nga koronavirusi

Sondazh

Poll

Politike 25 Shkurt 2020, 08:01

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me atë që ai e quan grushti i shtetit dhe rënie të institucioneve. Në një reagim në Facebook, Meta...